Brigadat Kassam: Shënjestruam pikën ku ishin të pozicionuar 60 ushtarë izraelitë në Gaza

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Kassam njoftuan se kanë shënjestruar një pikë në të cilën ishin pozicionuar 60 ushtarë izraelitë në qendër të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

“Luftëtarët tanë (muxhahidët) sot në mëngjes vendosën 3 shpërthyes anti-personel në formë rrethore dhe i shpërthyen në orën 04:30 në pikën ku 60 ushtarë okupues ishin pozicionuar në tenda në lindje të rajonit Juhr al-Dik në qendër të Rripit të Gazas”, thuhet në një deklaratë nga Brigadat Kassam lidhur me çështjen.

“Anëtarët e Hamasit pas shpërthimit shkuan në zonë dhe i vendosën ushtarët nën shënjestrim për herë të dytë”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se “Muxhahidët u tërhoqën në mënyrë të sigurt në pozicionet e tyre pasi vranë shumë ushtarë okupues”.

Ndërsa nga Izraeli nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Ushtria izraelite më 1 dhjetor menjëherë pas përfundimit të “pauzës humanitare” rifilloi sulmet e saj kundër Rripit të Gazës.