Britani e Madhe, fillon projekti pilot që mijëra punonjës të punojnë katër ditë në javë

Në Britaninë e Madhe ka nisur një projekt pilot në të cilin rreth 3.300 punonjës do të punojnë katër ditë në javë pa reduktuar të ardhurat e tyre personale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aplikacioni pilot gjashtëmujor zbatohet nga organizata jofitimprurëse “4 Day Week Global”.

Në këtë projekt janë përfshirë rreth 3.300 punonjës nga 70 kompani në Britani të Madhe që kanë rënë dakord për një reduktim testues të orëve të punës prej 20 për qind.

Në kuadër të punës testuese katër ditë në javë, do të matet ndikimi i praktikave të tilla në mjedis dhe barazinë gjinore, si dhe në mirëqenien dhe efikasitetin e punës së punonjësve.

Rezultatet e testit do të vlerësohen nga studiues nga universitete me reputacion në Kembrixh, Oksford dhe Kolegjin e Bostonit.

Projekte të ngjashme pilot do të nisin më vonë këtë vit në Skoci dhe Spanjë.

Joe O’Connor, kreu i “4 Day Week Global”, tha se një numër në rritje i kompanive në mbarë botën, veçanërisht pas pandemisë COVID-19, janë të vetëdijshme se kufiri i ri për konkurrencën është cilësia e jetës, orë më të shkurtra pune dhe efikasitet më i madh i punës.

Një projekt i ngjashëm u krye në Islandë vitin e kaluar, kurse studiuesit thanë se rezultatet pritej të ishin të mira dhe se praktika duhet të shtrihet në vende të tjera. /aa