Britania nën “pushtimin” e variantit delta, Johnson këmbëngul për rihapjen e vendit

Britanikët janë të lodhur nga kufizimet për shkak të Covid-19 por kryeministri Boris Johnson duket i gatshëm të bëjë të pamundurën për të mbajtur premtimin e tij për rihapjen e vendit në 21 qershor, pavarësisht se varianti Delta ka shpërthyer në veriun e Anglisë.

Në deklaratat e tij, Johnson, tha se nuk ka prova të mjaftueshme për ta bindur atë që të mos heqë kufizimet të hënën e ardhshme siç kishte premtuar. 21 qershori është quajtur nga vetë qeveria britanike si Dita e Lirisë, gjatë së cilës priten të lehtësohen kufizimet e udhëtimeve, gjithashtu është planifikuar që maska mos të jetë më e detyrueshme.

Por shifrat e raportuara janë zhgënjyese, pavarësisht situatës së vaksinimit. Rastet e reja janë rritur më shumë se 91% këtë javë, me 6,048 raste të reja të raportuara të martën, nga 3,165 një javë më parë.

Gjithashtu është shënuar rritje edhe në numrin e viktimave. /abcnews