British Airways thotë se është detyruar të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet si rezultat i grevës 48-orëshe të pilotëve për pagën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë sot kompania ajrore tha se “nuk kishte asnjë mënyrë për të parashikuar se sa pilotë do të vinin në punë ose cilët avionë janë të kualifikuar për të fluturuar”.
Si rezultat, thuhet më tej, se nuk patën “zgjidhje tjetër përveç të anulojnë gati 100 për qind” të fluturimeve të saj.
British Airways tha se është e gatshme të kthehet në bisedime me Sindikatën e pilotëve BALPA dhe se po u ofron klientëve të prekur rimbursime të plota ose opsionin e rezervimit tjetër.
Sindikata akuzon British Airways se po realizon përfitime masive në kurriz të punëtorëve që bënë flijime gjatë kohërave të vështira. Greva e radhës është parashikuar për 27 shtator.
British Airways operon me deri në 850 fluturime në ditë.



