Bullgaria dhe Arabia Saudite bashkëpunojnë në fushat e ekonomisë, energjisë dhe sigurisë

Teodora Genchovska dhe Princi Faisal bin Farhan al-Saud

Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite diskutuan për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, energjetikës dhe sigurisë, si dhe për mundësitë e forcimit të dialogut politik ndërmjet dy vendeve. Teodora Genchovska dhe Princi Faisal bin Farhan al-Saud zhvilluan sot një takim në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme.

“Mbretëria e Arabisë Saudite është një nga partnerët më të rëndësishëm të Bullgarisë në Lindjen e Mesme”, theksoi ministrja Genchovska.

“Zgjerimi i sferave të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve është në interesin tonë të përbashkët, ku ka ende potencial të pashfrytëzuar për rritjen e tregtisë. Ne dëshirojmë të thellojmë lidhjet tona në fushën e energjisë, përfshirë ato atomike”, shtoi ajo.

“Bullgaria ka kapacitet për të ofruar shërbime dhe specialistë në fushën e çmontimit dhe menaxhimit të mbetjeve radioaktive. Vendi ynë ka tradita dhe programe të mira për trajnimin e specialistëve të energjisë”, tha ajo.

Ministrja Gnchovska theksoi se mbrojtjen është një tjetër fushë potenciale për bashkëpunim duke shtuar se Mbretëria e Arabisë Saudite tashmë është ftuar të marrë pjesë në ekspozitën ushtarake Hemus 2022, e cila do të mbahet në fillim të qershorit.

“Gjatë bisedimeve u diskutua edhe për turizmin”, shtoi ministri i Jashtëm i Bullgarisë.

Princi Faisal bin Farhan al-Saud vuri në dukje se të dy vendet duhet të punojnë për të thelluar bashkëpunimin në sektorin ushtarak. Ai gjithashtu tha se e kishte informuar Genchovska për nivelin e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Ne po punojmë për një armëpushim në Jemen,” tha ai. /atsh