Bullgaria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 2 prill

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka bërë të ditur se vendi do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 2 prill, pasi parlamenti i 48-të bullgar nuk arriti të formojë qeveri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Radev njoftoi se deri më 3 shkurt do të shpërndahet parlamenti.

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme për të pestën herë në dy vitet e fundit.

Sot, Partia Socialiste Bullgare ia ktheu presidentit Radev mandatin e saj për formimin e qeverisë pasi dështoi në formimin e një koalicioni të ri, me çka hapet rruga për zgjedhje të reja.

Kriza politike në Bullgari filloi pas zgjedhjeve të përgjithshme në prill të vitit 2021. Për shkak të pamundësisë për të formuar një koalicion qeverisës, votuesit bullgar dolën në votim në muajt korrik dhe nëntor të vitit 2021, si dhe në tetor të vitit 2022.

Që nga prilli i vitit 2021, Bullgaria është qeverisur nga qeveri të përkohshme.

Radev kërkoi nga disa parti politike përfaqësuese në parlamentin prej 240 vendesh që të formojnë qeverinë, por partitë politike nuk arritën rezultat.

Presidenti bullgar për formimin e qeverisë fillimisht cakton partitë që renditen përkatësisht të parat dhe të dytat në zgjedhjet parlamentare. Nëse dështojnë, një partie të tretë parlamentare i kërkohet të formojë një koalicion. Dhe nëse përpjekja e tretë gjithashtu nuk ka sukses, atëherë shpallet një votim i parakohshëm.