Bullgaria, vendi me konsumin më të lartë të duhanit në BE, Suedia më të ulëtin

Sipas të dhënave të përpiluara nga Eurostat, 19.7 për qind e popullsisë së BE-së pi duhan çdo ditë. Në vitin 2019, 5.9 përqind pinin 20 ose më shumë cigare në baza ditore dhe 12.6 përqind pinin më pak se 20.

Vendet që pinë më shumë duhan në BE janë Bullgaria, me 28,2 për qind të popullsisë që konsumon duhan çdo ditë, pastaj Turqia (27,3 për qind), Greqia (27,2 për qind), Hungaria (25,8 për qind) dhe Letonia (24,9 për qind).

Vendet me më pak duhanpirës janë Suedia (9,3 për qind), Islanda (11,2 për qind), Finlanda (12,5 për qind), Norvegjia (12,9 për qind) dhe Luksemburgu (13,5 për qind).

Bullgaria, vendi me konsumin më të lartë të duhanit në

Në Evropë, burrat kanë më shumë gjasa të pinë duhan sesa gratë; 22.3 për qind e burrave të moshës 15 vjeç e lart janë duhanpirës të përditshëm të cigareve, krahasuar me 14.8 për qind të grave.

Vendet ku meshkujt pinë më shumë duhan janë Bullgaria (37,6 për qind), Letonia (34,4 për qind) dhe Rumania (30,6 për qind). E kundërta, vendet ku gratë pinë më shumë duhan janë Gjermania (18.6 për qind), Kroacia (19.2 për qind) dhe Bullgaria (20.7 për qind). /tiranapost