Cadillac prezantoi një crossover të ri elektrik

Cadillac prezantoi një model të ri elektrik – Optiq.

I projektuar për të qenë një nivel nën Lyriq, Optiq është një crossover kompakt që, siç thotë kompania, “premton një udhëtim dinamik” dhe synon të jetë i përballueshëm për masat.

Ata nuk kanë dhënë shumë detaje rreth këtij modeli, por të paktën ne e dimë se si do të duket ai – do të ketë dritat vertikale. Ndër të tjera ka edhe rrota 21 inç.

Pjesa e pasme e veturës nuk ka ndonjë veçori që e bën atë veçanërisht të dallohet, por në disa pjesë ngjan me Escalade IQ.

Edhe pse kompania nuk ka dhënë karakteristikat e këtij modeli, diçka dihet, siç janë përmasat (4,821 mm x 2,954 mm).

Sa i përket grupit të fuqisë, ekziston një motor elektrik me 201 hp ose 241 kuaj/fuqi, si dhe një version me motorë të dyfishtë dhe me katër rrota, me një fuqi të kombinuar prej 283 kuaj/fuqi.

Çmimi është ende një mister i madh, por duhet të jetë më i lirë se Lyriq prej 57200 dollarësh.