Çavuşoğlu: Tashmë ka një Evropë Juglindore që kërkon zgjidhje ndaj problemeve përmes dialogut

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se tashmë ka një Evropë Juglindore që kërkon zgjidhje ndaj problemeve nëpërmjet dialogut dhe se Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) si forumi më gjithëpërfshirës i rajonit mund të mbledhë bashkë vendet e rajonit edhe në kohët më të vështira, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu mbajti një fjalim për pjesëmarrësit në hapjen e takimit të ministrave të Jashtëm të SEECP i cili mbahet në Antalya të Turqisë.

Kryediplomati turk tha se është i lumtur që pret në Antalya pjesëmarrësit me rastin e takimit dhe se në këtë vit në të njëjtën kohë festojnë edhe 25 vjetorin e SEECP. Ai shtoi se sot janë mbledhur në Antalya sërish pas takimit jozyrtar të mbajtur në nëntor dhe rikujtoi se në Antalya kanë zhvilluar një samit 23 vite më parë kur Turqia mori presidencën e radhës për herë të parë.

Ai tha se në Samitin e Antalyas për herë të parë u diskutua edhe Kushti i Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë i cili është dokument themelor i SEECP. “Që nga ajo periudhë e derë më tani kemi përshkuar një rrugë të rëndësishme për të vendosur në zbatim objektivat tona të përbashkëta. Sot tashmë ka një Evropë Juglindore që kërkon zgjidhje ndaj problemeve nëpërmjet dialogut. SEECP është bërë një platformë e cila mund të mbledhë bashkë vendet e rajonit edhe në kohët më të vështira. Ka siguruar mundësi që të bisedojmë ballë për ballë problemet tona pa nevojën e të tjerëve”, tha Çavuşoğlu.

Duke bërë të ditur se ndodhen në fund të presidencës së radhës të cilën Turqia e ka marrë tri herë, Çavuşoğlu tha se në këtë periudhë janë zhvilluar mbi 40 aktivitete dhe se në mesin e aktiviteteve të rëndësishme janë forumet e Diasporës dhe të Rinisë të cilat organizohen për herë të parë.

Ministri turk shpjegoi se me këtë rast kanë diskutuar “largimin e trurit” i cili është një nga problemet e rëndësishme të rajonit, kanë zhvilluar takime në fusha të ndryshme si transport, infrastrukturë, sport dhe gjyqësor si dhe kanë zhvilluar seminare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe ligjin për refugjatët.

“Një tjetër çështje që i kemi kushtuar rëndësi është edhe rritja e efektivitetit të SEECP. Kemi rigjallëruar sërish Grupin e Punës për këtë çështje. Kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta bërë Këshillin e Bashkëpunimit një strukturë transparente dhe institucionale”, tha Çavuşoğlu.

Ai shprehu falënderime ndaj sekretarisë së Këshillit dhe sekretares së përgjithshme, Majlinda Bregu për kontributet e tyre.

– “Mes pjesëmarrësve vazhdojnë punimet për udhëtim me kartë identiteti”

Një rezultat tjetër konkret i Grupit të Punës është formimi i faqes zyrtare të internetit e SEECP, tha Çavuşoğlu i cili shtoi se edhe pse është një hap i vonuar do të vazhdojnë punimet me entuziazëm. Ai vuri në dukje se një tjetër hap i rëndësishëm gjatë presidencës së Turqisë ka qenë edhe përgatitja e Dokumentit Strategjik 2030.

Pasi ka tërhequr vëmendjen që janë hedhur hapa të rëndësishëm me qëllim integrimin e rajonit, Çavuşoğlu tha: “Është ngritur Tregu Rajonal i Përbashkët i cili njeh mundësinë e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit mes ekonomive të 6 rajoneve të cilat nuk janë anëtare të BE-së. Mes pjesëmarrësve vazhdojnë punimet edhe për udhëtim me kartë identiteti”.

– “BE-ja mund të bëhet aktor global vetëm kur të anëtarësohen të gjitha vendet e Evropës Juglindore”

“Në çdo mundësi e theksojmë rëndësinë që i kushtojmë integrimit të rajonit në institucionet euro-atalantike”, potencoi Çavuşoğlu. “Qëllimi ynë i përbashkët është forcimi i perspektivave për anëtarësimin në BE të vendeve SEECP. BE mund të bëhet aktor global vetëm kur të anëtarësohen të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Bëjmë thirrje për fillimin sa më parë të negociatave të pranimit me Tiranën dhe Shkupin. Dëshirojmë përshpejtimin e negociatave të pranimit edhe për Podgoricën dhe Beogradin”, tha ai.

Duke vënë theksin mbi rëndësinë e vullnetit të përbashkët për të kapërcyet dallimet, Çavuşoğlu shtoi se presin që të arrihet përparim në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe se janë të gatshëm për çdo kontribut në këtë çështje.

“Po ashtu jemi të kënaqur nga zhvillimi në mënyrë të suksesshme të zgjedhjeve në Mostar pas 12 vitesh dhe se zgjedhjet kanë treguar se palët në Bosnjë e Hercegovinë mund të punojnë në përputhshmëri nëse dëshirojnë”, nënvizoi Çavuşoğlu i cili i shprehu suksese Christian Schmidt përfaqësuesit të lartë të ri që u zgjodh si dhe falënderoi për punën e përkushtuar Valentin Inzko i cili së shpejti do të dorëzojë detyrën.

Çavuşoğlu tha se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Zyrën e Përfaqësuesit të lartë.

Kryediplomati turk shprehu kënaqësinë që ka pritur 7 krerë të shteteve dhe qeverive, 1 zv.kryeministër, 9 ministra të Jashtëm dhe 3 zv.ministra dhe sekretarë shtetërorë. Ai falënderoi ata për mbështetjen që kanë dhënë gjatë presidencës së radhës së Turqisë.

Duke i uruar suksese Athinës, e cila ka presidencën e radhës, Çavuşoğlu theksoi se do të ofrojnë çdo mbështetje ndaj tyre. Çavuşoğlu gjithashtu falënderoi Podgoricën e cila ka pranuar të marrë presidencën e radhës 2022-2023 dhe uroi që takimet të jenë të suksesshme. /aa