Çeki, presidenti Zeman shtrohet në spital. Nuk dihet pse, nga alkooli apo nga Covidi-19?

Milosh Zeman

I dehur apo i sëmurë? Kësaj pyetje mundohet t’i japë përgjigje së fundmi opinioni publik në Çeki pas paraqitjes aspak dinjitoze të presidentit Milos Zeman gjatë një ceremonie shtetërore, kane shkruar mediat evropiane.

Lajmi i fundit nga Praga na vjen se Zeman nje serbofil dhe kundershtar i pavaresisë se Kosovës serish eshte i semure, kesaj radhe i shtrire ne spital.

Presidenti çek Milosh Zeman u pranua të martën në Spitalin Qendror Ushtarak në Pragë, tha përfaqësuesi i spitalit, Itka Zinka. Mediat çeke, raportojne se tani për tani nuk ka detaje të tjera dhe se nuk dihet nëse shtrimi në spital i Zeman është i lidhur me virusin korona.