Zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca ka folur për çështjen e presidentit duke thënë se nuk kanë biseduar konkretisht për ndonjë kandidat në takimet që kanë ndodhur me opozitën.
“Jo, nuk e di, nuk kemi folë në këtë dimension. Ashtu siç po e thashë të kundërtën. Unë, tash jemi në dy, në dy pista kemi qenë. Pista e parë nëse është politikë. Lëvizja Vetëvendosje ka shkua me propozimin e vet. Megjithëse një propozim që e lypshin edhe për me qenë kryeparlamentar. Tash nuk e di pse s’po u pëlqen tash mos me qenë president se e lypshin me qenë, edhe ai doli me votime si kryeparlamentar”, ka deklaruar Konjufca.
Konjufca ka shtuar se deri më tash nuk është hapur si temë marrëveshja për president partiak.
“Po tash, në anën tjetër, është jo-partiak. Po themi jo-partiak sepse këtu duhet të jenë të gjithë. Çdo anë, çdo subjekt politik. E marrëveshja politike tash është diçka tjetër. Marrëveshja politike për president partiak. Marrëveshja politike për president partiak, deri tash nuk o hap ky opsion për president partiak. Deri tash asht hapur për president jo-partiak.
Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës. Kush jam unë me mbyllë rrugë.. Edhe e thashë edhe një herë: është shumë e rëndësishme me ia dhënë Kosovës një president. Shumë e rëndësishme me i hapë këto rrugë presidenti. Tash, jo-partiak i bie me u ulë të gjitha subjektet e gjejnë një person. I ke, e gjen një person mos po them një person i cili kurrë nuk asht marrë me politikë. Nuk jam duke thënë ashtu. E nuk jam duke thënë një person që kurrë nuk e ka votua asnjë parti në botë. Në fund të fundit secili prej jush e keni të drejtën e fshehtë të votës. Jeni me një parti politike, po pse nuk e shprehni votën. Por, ky asht dallimi”, ka shtuar ai.








