Ballina Artikuj Çfarë do të thotë të jesh pjesë e grupeve fetare ekstremiste?!

Çfarë do të thotë të jesh pjesë e grupeve fetare ekstremiste?!

Prof. ass. dr. Musa Vila

1- Të transformohesh nga një mysliman që i përmbahet Islamit natyral i zbritur- fesë së Allahut të Plotfuqishëm – në një mysliman që i përmbahet ideologjisë së grupit apo organizates!
2- Të mbetesh i mbyllur brenda qëllimeve dhe orientimeve të ngushta të grupit dhe ideologut, dhe të mbetesh shumë larg qëllimeve dhe orientimeve më të gjera të Islamit!
3- Të vazhdosh të përafrosh besnikërinë dhe armiqësinë tënde kundër myslimanëve me ideologjinë e grupit, duke etiketuar këdo që nuk i përmbahet besimeve të grupit si jobesimtar, politeist, heretik, tradhtar, agjent ose dikë që e ka shitur besimin e tij!
4- Të bëhesh një qenie monstruoze, e egër, e tërbuar, e ndyrë dhe e shthurur, pa arsye dhe moral, që mallkon, fyen, shpif, bombardon, ngacmon, gënjen, mashtron dhe krijon komitete online për të mbështetur grupin dhe për të shpifur kundërshtarët e tij, të gjitha në emër të Islamit, ndërsa Islami është i pafajshëm dhe i pastërt nga veprime të tilla!
5- Të bësh një vesh të shurdhër, një sy qorr dhe të shlyesh logjikën ndaj mangësive të grupit tënd dhe udhëheqësve të tij, madje duke shkuar deri aty sa t’i justifikosh ato, ndoshta edhe duke i konsideruar virtyte dhe vlera!
6- Të mohosh natyrën tënde njerëzore dhe të jetosh në një gjendje konflikti të brendshëm me shpirtin tëndë që mund të të çojë në ateizëm dhe braktisje të plotë të fesë!
🌴- Këshilla ime për ty që ekstremin e shehë zgjidhje: largoju sa ma shpejt dhe gjuaje tani petkun e lidhjes me këto grupe ekstremiste, nëse je ende në fillim. Por nëse ke arritur në fazën e fanatizmit, atëherë lutju Zotit të kompensoj për humbjen tënde!
👈- Grupeve ekstremiste u mungojnë dijetarë të vërtetë në kuptimin e duhur të fjalës. Kjo është rrënja e konfuzionit, paqëndrueshmërisë, kequdhëzimit të tyre.
Shumica e ndjekësve të tyre janë nga publiku i gjerë, turma dhe ata me punë, profesione, zanate dhe specializime të kësaj bote.
Figura më e shquar që ata e quajnë dijetar nuk është gjë tjetër veçse një predikues, i rritur në kaseta, broshura fetare dhe platforma të mediave sociale, pa një dijetarë, një metodologji të strukturuar ose një mjedis shkencor.
Edhe nëse të rinjët ekstrem marrin ligjerata te një predikues, ai është në të njëjtën gjendje të mjerueshme, si një i verbër që udhëheq një të verbër!
👈- Karakteristikat më të spikatura të “dijetarit” të tyre janë mjekra, veshja dhe dukja e jashtme, kritikat e vazhdueshme dhe sulmet e pamëshirshme, së bashku me akuzat për mosbesim dhe çudhëzim, si dhe sulmet ndaj imamëve dhe simboleve të ymetit, të gjitha ndërkohë që pretendojnë se i përmbahen Kuranit dhe Sunetit.
Ata e shpërqendrojnë ymetin me çështje të parëndësishme, sipërfaqësore, duke e larguar atë nga çështjet e tij kryesore dhe themelore!
👈- Asgjë nuk i frikëson këto grupe më shumë sesa dijetarët që ekspozojnë injorancën, gënjeshtrat dhe mashtrimin e tyre. Prandaj, ata janë gjithmonë të prirur t’i minojnë ata, të njollosin reputacionin e tyre, të ulin statusin e tyre dhe t’i diskreditojnë ata përmes fushatave të organizuara në rrjetet sociale.
Ata nuk hezitojnë të përdorin çdo akt të ndaluar, madje edhe mëkate të mëdha, siç janë mallkimi, shpifja, fyerjet, talljet, ngacmimi, mashtrimi, gënjeshtra dhe përgojimi.
Pastaj ata pretendojnë se po mbrojnë Islamin!
Nëse Islami do të përdorej në këtë mënyrë, do të ishte një fe e izoluar me iluzione që do të mbetej vetëm në gadishullin arabik dhe kurr nuk do ta shihte ndonjë kontinent tjetër, e aq më pak evropën dhe ballkanin tonë. Këta janë një fatkeqësi për Islamin dhe një turp për myslimanët!

Prof. ass. dr. Musa Vila