Çfarë ndodh kur ne pengojmë tështitjen?

Aaaaachooo! Teshtitja, është nxjerrja e shpejtë dhe e pavullnetshme e ajrit nga mushkëritë përmes hundës dhe gojës. Kur merrni frymë para teshtitjes, presioni në gjoks rritet. Më pas, kur nxirrni frymën gjatë aktit, presioni bie.

Kjo shkakton një ndryshim kalimtar në ritmin e zemrës, i cili korrigjohet shpejt. Pra, edhe pse mund të ndiheni sikur zemra juaj ka kapërcyer një rrahje, muskuli rezistent zemrës nuk ndalon së rrahuri.

Tështitja mund të jetë e mirë për ju, sepse ndihmon në çlirimin e trupit nga irrituesit e rrugëve të frymëmarrjes, si poleni dhe pluhuri. Megjithatë, pengimi i tështitjes, duke mbajtur frymën ose duke shtrënguar hundën, mund të jetë edhe e keqe për ju.

Një simulim kompjuterik zbuloi se, krahasuar me një teshtitje normale, ajo mund të rrisë presionin brenda rrugëve të frymëmarrjes deri në 24 herë, duke rezultuar në dëmtime të mundshme. Lëndimet mund të variojnë nga relativisht të vogla, si këputja e daulles së veshit ose plasja e enës së gjakut në hundë, deri te ato kërcënuese për jetën, si p.sh. këputja e një aneurizmi të trurit, ose bllokimi i ajrit në diafragmë që çon në kolapsin e mushkërive.

Mbani mend: teshtini, por teshtini me kujdes. Aktiviteti mund të nxisë pikat dhe mikrobet me shpejtësi deri në 160 km/h (100 mph), kështu që gjithmonë mbuloni hundën dhe gojën!