Çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse ndërprisni menjëherë bukën!

Kur planifikoni të filloni të hani shëndetshëm, buka është shpesh një nga ushqimet e para që dëshironi të përjashtoni nga dieta juaj. Por heqja dorë nga buka plotësisht mund të ketë disa efekte anësore.

Mund të përjetoni ngërçe në këmbë

Nëse hiqni dorë nga buka për shkak të dietës, ka mundësi të përjetoni ngërçe në këmbë. Këto kontraktime të dhimbshme zakonisht ndodhin gjatë natës dhe mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta.

Luhatje humori

Nëse keni ndjerë ndonjëherë sikur asgjë nuk mund t’jua ngrejë humorin më shpejt se një fetë pice, në fakt ka një shpjegim shkencor për këtë. Ngrënia e karbohidrateve çliron një kimikat të quajtur serotonin, i cili është përgjegjës për t’ju bërë të ndiheni mirë. Kjo do të thotë që heqja dorë nga buka, mund t’ju bëjë të ndjeheni me më pak humor.

Probleme me kapsllëkun

Nëse hiqni dorë nga buka, mund t’ju shfaqen probleme për të shkuar në tualet. Buka me drithëra integrale është e pasur me fibra, e cila ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe në fakt është vërtetuar se është efektive për problemet me kapsllëkun.

Dëshira për sheqer rritet

Për shkak se buka mund të përdoret për energji, heqja dorë nga ajo plotësisht do të thotë që do të duhet të gjesh një burim tjetër energjie diku tjetër. Kur ndihemi të lodhur ne natyrshëm gjejmë ushqime që mund të na japin shpejt energji, të tilla si ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer. Ndërsa ngrënia e bukës në mënyrë të moderuar nuk do t’ju bëjë të shtoni kilogramë, ngrënia e biskotave dhe çokollatave sa herë që ndiheni të rraskapitur, patjetër që mundet.

Rreziku për sëmundjet e zemrës mund të rritet

Llojet e drithërave që zgjidhni të hiqni nga dieta juaj mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës. Ndërsa karbohidratet e rafinuara mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ngrënia e drithërave është vërtetuar se ul kolesterolin dhe mban larg sëmundjet e zemrës.