Çfarë ndodh nëse një çifut dëshiron të kryej lutjet e tij në një xhami? A keni menduar se si mund të reagojnë muslimanët?
Një gjë e tillë u testua, dhe u vë nën fokusin e kameravë të fshehura.
Një burrë çifut i veshur në mënyrë tipike cifute u fut në një xhami dhe kërkoi që të kryej ritualet e tij fetare. Aty ai u takua me muslimanët që po faleshin. Në vend se të konfrontohej me ndonjërin, muslimanët e pritën me mirësjellje dhe mirëkuptim.
“Ti mund të lutesh pa problem, nuk na pengon aspak, kjo eshte shtepi e Zotit”, i drejtohet atij një burrë. Ndërsa kur çifuti i pyet disa gra muslimane se cfarë mendojnë për çifutët, ato u shprehën se i respektojnë ata për shkak të besimit të tyre, pasi kështu i mëson feja islame dhe mësuesit e fesë.
Kjo është fytyra e vërtetë e tolerancës, ajo që nuk prezentohet në media, por që ka nevojë për tu parë! /MESAZHI/