Çfarë po ndodh me Bitcoin ndërsa kriptomonedha bie në nivelin më të ulët që prej Marsit

Presioni nga autoritetet Amerikane gjithashtu ka ndikuar tek kriptoasetet, një mbikëqyrje e cila është rritur ndjeshëm që nga kolapsi i bursës kripto FTX vitin e kaluar.

Bitcoin vijon të humbasë terren dhe kriptomonedha më me vlerë në botë ra në 26,160 dollarë ditën e sotme sipas të dhënave të CoinDesk, niveli më ulët që prej 17 Marsit.

Çmimi i kriptomonedhës ka qenë në tatëpjetë që prej datës 6 Maj duke humbur 12 përqind të vlerës.

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe, gjithashtu ra ditën e Premte. Aktualisht ekzistojnë një numër problematikash me të cilat përballet industria kripto përfshirë likuiditetin e ulët, presionin nga autoritetet rregullatorë dhe shqetësimet makroekonomike.

Këtë vit vlera e bitcoin është rritur me 59 përqind por çmimet kanë qëndruar me luhatje të mëdha.

Ekspertët thonë se ajo që ka ndikuar negativisht tek bitcoin është “thellësia e tregut”. Ky fenomen i referohet fuqisë së tregut për të absorbuar blerje dhe shitje të mëdha. Kur thellësia e tregut është e ulët, atëherë transaksionet e shumta të vogla ato të cilat ndikojnë në çmimin e një aseti duke çuar në rritje dhe ulje të ndjeshme.

Presioni nga autoritetet Amerikane gjithashtu ka ndikuar tek kriptoasetet, një mbikëqyrje e cila është rritur ndjeshëm që nga kolapsi i bursës kripto FTX vitin e kaluar. Në Mars autoritetet Amerikane paralajmëruar bursën kripto Coinbase të bëjë kujdes me shkeljen e ligjeve të letrave me vlerë.

CEO i kompanisë Brian Armstrong tha se Coinbase është përgatitur për një betejë të gjatë ligjore me SEC. Sakaq industria kripto e konsideron një luftë të hapur nga autoritetet rregullatorë Amerikane duke akuzuar SEC dhe qeverinë Amerikane se nuk po vendos rregulla të qarta.

Nga ana tjetër rrjeti bitcoin është përballur me mbingarkim ditët e fundit saqë Binance u detyrua të ndalonte përkohësisht tërheqjet.