Ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit dhe Libanit, sulmet ndaj civilëve palestinezë në Rripin e Gazës po vazhdojnë pa ndërprerje.
Burime mjekësore raportojnë se mbi 50 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, me sulme të përqendruara në Khan Younis në jug, në Gazën qendrore dhe qytetin e Gazës në veri. Të paktën gjashtë prej tyre u vranë ndërsa prisnin ndihma.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, ushtria izraelite ka vazhduar për të dytën ditë radhazi një bastisje në fshatin Sanur, në jug të Jeninit. Sipas agjencisë palestineze Wafa, ushtria vendosi shtetrrethim dhe e ktheu tërë lagjet në zona ushtarake.
Ndërkohë, Komisioni Palestinez për të Burgosurit njoftoi se autoritetet izraelite kanë lëshuar ose rinovuar urdhra për ndalim administrativ për 34 palestinezë.
Ekipet e Mbrojtjes Civile palestineze thanë se kanë ndërhyrë në 17 raste me fragmente të rëna nga shpërthimet, për shkak të shkëmbimeve të zjarrit mes Izraelit dhe Iranit. /mesazhi