Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

E.L pasi ka kryer krimin është dorëzuar në polici, dhe arma zjarrit u konfiskua nga autoritet përgjegjëse.

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në familje në muajin shkurt të vitit 2022.

Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Telegrafin se i dyshuari për vrasjen e gruas së tij është dënuar me gjobë prej 100 euro dhe me burgim prej 3 muajsh, por që me kërkesën e tij është zëvendësuar me gjobë në shumë prej 300 euro.

“Me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Pejë.

Tutje, Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se “ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25.02.2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë”.

Vrasja e gruas në Pejë u dënua fuqishëm, ndërsa çifti kanë tre fëmijë./