ChatGPT do të ruajë në kujtesë informacione nga bisedat e kaluara

Përdoruesit duhet ti tregojnë ChatGPT që të ruajë në kujtesë diçka specifike, si përshembull është ka ndonjë lloj alergjie. Automatikisht do të ruajë këtë informacion dhe ta përdorë në bisedat e ardhshme.

Një prej disavantazheve më të mëdha të robotëve bashkëbisedues me AI është se çdo gjë fillon nga e para në momentin që biseda mbaron.

Chatboti nuk mund të mbajë mend kush jeni po çfarë keni pyetur më përpara. Kjo ndodh sepse të tillë janë dizajnuar për qëllime privatësie, por nga ana tjetër i pengon chatbotët të bëhen asistentë të vërtetë dixhitalë që i njohin mjaftueshëm përdorues sa për tu ardhur në ndihmë.

OpenAI po përpiqet të adresojë këtë problem dhe më në fund ka vendosur të shtojë një funksionalitet memorie për ChatGPT. Kështu chaboti mund të mbajë në kujtesë të dhëna personale nga bisedat e kaluara dhe ti përdorë ato për të ofruar më shumë kontekst në përgjigjet që jep në vazhdim.

Përdoruesit duhet ti tregojnë ChatGPT që të ruajë në kujtesë diçka specifike, si përshembull është ka ndonjë lloj alergjie. Automatikisht do të ruajë këtë informacion dhe ta përdorë në bisedat e ardhshme.

Përtej saj sistemi gjatë kohës së përdorimit do të ruajë të dhëna të tjera. Qëllimi është që chatboti të bëhet më inteligjent dhe më i rëndësishëm sipas nevojave specifike të përdoruesit.

Për më tepër çdo GPT do të ketë memorien e saj unike. OpenAI dha një shembull sesi Books GPT do të mbajë mend çfarë librash keni lexuar apo çfarë zhanresh pëlqeni.

Është një funksionalitet që nuk ndryshon shumë nga mënyra sesi interneti funksionon sot. Aplikacionet ruajnë të dhëna personale, uebsajtet dhe rrjetet sociale gjithashtu. Të dhënat përdoren për të krijuar një profil unik përdorues që përdoret për zhvillimin e algoritmeve të personalizuara.