Çmimi i lartë i naftës, Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron nisje të hetimeve

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka bërë të ditur se do kërkojnë ndihmë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të hetojnë së bashku tregun e derivateve të naftës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se njëra ndër pikat që do të hetohet është edhe çmimi i naftës.

Kjo vije, pasi që, çmimi i derivateve në Kosovë vazhdon të jetë pothuajse me i larti në rajon dhe për këtë nuk ka reaguar askush deri më sot, shkruan Indeksonline.

Ky është statusi i tij:

Të dashur miq,
Duke e konsideruar se tregu i derivateve të naftës është mjaft i ndihshëm, nesër, po ashtu do ta kërkoj ndihmën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që së bashku ta hetojmë këtë dukuri me kujdes, ata nga këndvështrimi penal, AKK nga këndvështrimi civil.
Kodi penal i Republikës së Kosovës përkatësisht neni 301 citoi: Keqpërdorimi i pozitës së monopolit:

Personi përgjegjës që ushtron një apo më shumë nga veprimtaritë̈ ekonomike në vijim, të cilat keqpërdorin pozitën monopoliste apo dominuese në treg apo në një pjesë substanciale të tregut, duke u përfshirë në një apo më shumë nga veprimtaritë̈ në vijim, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet, nëse:
1.1. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vë çmime të padrejta të blerjes apo të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare;
1.2. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rregullon çmimet e blerjes apo të shitjes ose kushtet tjera të tregtisë̈;