Ballina Lajmet Kosovë Costa sot vizitë zyrtare në Kosovë

Costa sot vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot do zhvillojë vizitë në Prishtinë.

Përgjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Gjithashtu do të takohet edhe me krerët e partive opozitare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë të Presidentit të Këshillit të Evropës, Antonio Costa, do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.

Për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, policia njoftoi se do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut.

Costa të martën ishte për vizitë në Shqipëri.