Cristiano Ronaldo u kritikua ashpër se si lejoi Porton të shënonte nga gjuajtja e lirë

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave për shkak të eliminimit të Juventusit nga Porto që luajti për të shumtën e ndeshjes me dhjetë lojtarë në fushë.

Ylli portugez u vendos keq në murin e gjallë, kur skuadra kundërshtare kishte fituar një gjuajte të lirë, të cilën në gol e shndërroi Sergio Olivieria në kohën shtesë.

Topi shkoi poshtë dhe Wojciech Szczesny nuk arriti të ndalonte atë, për të pasuar më pas në rrjetë.

 

Rezultati i takimit u bë 2-2, derisa Porto ishte duke fituar 4-3 me rezultat të përgjithshëm, mirëpo Adrien Rabiot e barazoi atë në 4-4.

Ronaldo dhe Szczesny janë dy lojtarët që po kritikohen më së shumti për shkak të rolit të tyre në fushë.

Kampioni në fuqi i Serie A-së nuk ka arritur asnjëherë që nga viti 2018 të kalojë në fazën e çerekfinales, derisa me 36-vjeçarin që ishte transferuar në Torino për t’i ndihmuar që të fitojnë trofeun.