Cunami në Indonezi, OJQ: Janë gjetur mbi 1200 trupa të pajetë

Të paktën 1203 trupa të pajetë janë gjetur deri më tani mes qyteteve Palu dhe Donggala, në ishullin e Indonezisë, Sulauesi të goditur të premten nga dy tërmete të fuqishme dhe cunami shkatërrues.

Kjo është konfirmuar nga një Organizatë Joqeveritare indoneziane, që saktëson se  bilanci për fat të keq është akoma provizor. Vullnetarët kanë gërmuar gropa të mëdha për të vendosur të vdekurit në mënyrë që të shmangen epidemitë e ndryshme.

Presidenti i Indonezisë, Jokoui Uidodo ka autorizuar vendin që të pranojë ndihmën ndërkombëtare. Ndërkohë, rreth 1200 të burgosur janë arratisur nga 3 burgje të ndryshme në rajonin Sulauesi.

Këtë e bën të ditur ministria e drejtësisë. Sipas autoriteteve ata janë arratisur për shkak të frikës nga tërmeti dhe cunami. /abcnews.al