Ekziston një besim në vlerat njerëzore, pa idenë e hyjnisë, Krijuesit, llogaritjes dhe shpërblimit.
Ky lloj besimi e shtyen njeriun në ndershmeri dhe modesti. Ky lloj i besimit është i rëndësishëm dhe me ndikim në jetën e njeriut, por ka një lloj tjetër të besimit i cili është edhe më i rëndësishëm, ai është besimi fetar që thërret në një entitet më të lartë që është i vetëdijshëm për sekretet e çdo gjëje.
Dallimi midis besimit në vlerat njerëzore dhe besimit në vlerat fetare, është se besimi në vlerat njerëzore është një motiv i jashtëm që e shtyn një person të marrë rrugën e drejtë para njerëzve, por ai nuk e monitoron atë nëse ai mbetet vetëm me veten e tij.
Sa i përket besimit në një Hyjni të lartë që është i vetëdijshëm për sekretet, ky besim stimulon shpirtrat të respektojnë Zotit e tyre në privatësi dhe fshetësi, pra këta njerëz kanë kujdestar nga brendësia e tyre, kështu që ata ndjekun rrugën e drejtë gjithmonë pavarsisht a janë para syve të njerëzve apo janë vetëm.
Me i dashuri i Allahut Muhamedi alejhi selam, e shprehu këtë në mënyrë elokuente duke thënë: “Kur Zoti i dëshiron të mirën robit Tij, i jep atij një masë brenda tij, qe e urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja.” Kjo është shkalla më e lartë morale, pra të jesh i vetëdijshëm nga vetvetja, larg ndrojtjes nga njerëzit ose frikës nga autoriteti dhe ligji.
Besimi në Zotin e lartë është më me peshë edhe për një arsye tjetër, ajo është se besimi fetar e sjell me vete edhe besimi në vlerat njerëzore, por jo anasjelltas!
Sjellja e qëndrueshme morale që ju përmbaheni në të gjitha situatat tuaja, është sjellja që buron nga besimi në të padukshmen.
Kjo është arsyeja pse feja, siç thotë Dr. Muhamed Abdullah Draz: “Feja në raport me shoqëritë njerëzore është si pozita e zemrës në raport me trupin.”
Nga: Halil Avdulli








