Dallimi midis botës dhe jetës së kësaj bote.

“Ka një ndryshim të madh midis (dynjasë)si një sallë provimi me lëndët e saj, dhe midis (jetës së dynjasë) si një model i sjelljes së një grupi studentësh mendjelehtë, të cilët në mënyrë të pashmangshme do të dështojnë kur të shfaqen rezultatet.

Atëherë pse e shani sallen e provimeve, ajo është rruga e suksesit tuaj nëse do të ishit serioz dhe të vëmendshem. “Dynjaja” në këtë kuptim, është percaktuar në Kur’an, është mundësia jonë e vetme që nëpërmjet saj të ndërtojmë një pozicion të lakmueshem në Ahiret.

“Pra, ne duhet të ndryshojmë pikëpamjen tonë negative për botën. A ka logjikë të na ngarkoj Allahu me amanet mbi diçka të mallkuar?! Allahu i Madhërishem thotë: „Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie)“.

„O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije“.

Profeti, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, në hadithin e transmetuar nga Muslimi – “Bota është e ëmbël dhe e gjelbër dhe Zoti i Madhëruar ju ka caktuar në të, në mënyrë që t‘ju shiqoj si do të punoni.”

Pra, Zoti krijoj botën- dynjanë e bukur për ne, pastaj varet prej punëve tona si do të jetë jeta në të. Sigurisht që Allahu e qorton një jetë të ulët, të kotë, të shthurur që mund ta bëjnë njerëzit, por Ai nuk e qorton dynjanë si një mundësi për të fituar së pari në të, pastaj me të edhe botën tjetër.

Fragmente nga ligjerata ‘Bota dhe jeta në këtë botë’ nga Halil Avdulli