Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës, respektivisht në seancën e thirrur nga Vetëvendosje për dënimin e katër aktivistëve të kësaj partie, ka dhënë sinjale se çështja e demarkacionit mund të mbyllet shpejt.
Haradinaj ka thënë se Kosova është në presion të madh vendor dhe ndërkombëtar që çështja e demarkacionit të zgjidhet shpejt.
“Duhet të gjejmë një zgjidhje për demarkacionin”, ka thënë Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, të gjithë janë kundër që Kulla dhe Çakorri t’i jepen Malit të Zi, por ka shtruar se duhet gjetur zgjidhje për demarkacionin dhe të ecët përpara.Lidhur me demarkacionin, së fundi janë dhënë ide se si të ecët tutje.
Njëra ndër këto ide e që duket se do të jetë përfundimtare është pajtimi i dy shteteve, Kosovës dhe Malit të Zi që nëse ka të gjetura të reja dhe pas një periudhe 2-3 vjeçare të përmirësohet vija kufitare.
Po ashtu edhe vizita e kryeministrit malazez në Prishtinë javën e ardhshme shihet si pjesë e këtij angazhimi që demarkacioni të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe kosovarët sa më shpejt të udhëtojnë pa viza.