Ballina Sport Futboll De Ligt iu jep fund spekulimeve, do të qëndroj te Juventusi

De Ligt iu jep fund spekulimeve, do të qëndroj te Juventusi

Matthijs De Ligt ka bërë të ditur se në planet e tij është qëndrimi afatgjatë tek Juventus.

Kishe shumë spekulime se Manchester United ishte e gatshme të bënte një lëvizje për mbrojtësin holandez.

Tuttosport raporton se Maurizio Sarri e dëshiron qendërmbrojtësin nën urdhërat e tij të paktën edhe për një sezon tjetër.

Ditë më parë u raportua se Mino Raiola ishte në bisedime me skuadrën e Real Madrid për ta transferuar atje De Ligt-in, por gjithçka tani u hodh poshtë me konfirmimin e vet holandezit që do të qëndrojë akoma në Torino.