Edhe sot, përpara trupit gjykues në Hagë do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Seanca fillon në orën 09:00.
Në ditën e tretë të fazës përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Hagë, siç edhe ka njoftuar avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, ai do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse.
Kjo do të jetë dita e tretë me radhë që trupi gjykues dëgjon deklaratat përmbyllëse.
Të hënën, prokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të dënohen me nga 45 vjet burg.
Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së, gjatë kësaj dhe javës se ardhshme kanë mundësi që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.
Më 15 prill 2025, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet. Në vendimin e 16 korrikut 2025, trupi gjykues hodhi poshtë mocionin e përbashkët të Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në bazë të rregullës 130 të Rregullores.







