Delawie dhe Mustafa arrijnë në Kuvend, takohen me deputetët e LDK-së

Ambasadori amerikan Greg Delawie pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e vendit Isa Mustafa tashmë bashkë me të janë nisur në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës ku edhe janë duke pritur deputetët e LDK-së.

Ndryshe Delawie ka kërkuar një takim të tillë pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë në ditën e djeshme teksa sot pritet edhe t’u drejtohet deputetëve rreth aktualitetit në vend.