Delegacioni evropian viziton qytezat palestineze që pësuan nga dhuna e kolonëve hebrenj

Një delegacion i ambasadorëve dhe konsujve evropianë vizitoi qytetet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar që iu nënshtruan dhunës së kolonëve izraelitë, raporton Anadolu.

Përfaqësuesi i BE-së, Sven Kuhn von Burgsdorff, kryesoi delegacionin e përbërë nga rreth 20 ambasadorë dhe konsuj.

Delegacionet vizituan qytezat Huwara, Zatara dhe Burin në Nablus.

Delegacioni i shprehu ngushëllimet familjes së palestinezit, Sameh Aktash, i cili u vra gjatë akteve të dhunës të kryera nga kolonët.

Duke folur për gazetarët, Kuhn von Burgsdorff kërkoi që të gjithë ata që kryen këto krime të mbahen përgjegjës.

Dhjetra kolonë izraelitë sulmuan qytezën palestineze Huwara të dielën dhe u vunë flakën disa shtëpive dhe automjeteve palestineze. Në sulm u vra një palestinez.

Dhuna erdhi pas vrasjes së dy kolonëve izraelitë në një incident me të shtëna në qytet.

Sipas shifrave palestineze, të paktën 66 palestinezë janë vrarë nga të shtënat izraelite që nga fillimi i vitit. Ndërkohë, 12 izraelitë u vranë në sulmet e palestinezëve.