Delegacioni i IAEA-së arrin në Zaporizhzhia, nesër vizita në centralin bërthamor

Rafael Mariano Grossi, kryetari Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), theksoi se në centralin bërthamor Zaporizhzhia do të shkojnë nesër në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i IAEA-së nën udhëheqjen e Grossi-t mbërriti në qytetin Zaporizhzhia në afërsi të centralit bërthamor Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës në të cilin kanë ardhur për të kryer inspektime.

Ekipi që u nis në orët e para të mëngjesit nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, mbërriti dhe u vendos në hotel në Zaporizhzhia.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët në hotelin ku qëndron, kreu i IAEA-së, Grossi, informoi se në centralin bërthamor Zaporizhzhia do të shkojnë nesër në mëngjes.

I pyetur në lidhje me lajmet se “Rusia nuk ka lejuar hyrjen e ekipit të IAEA-së në centralin bërthamor Zaporizhzhia , Grossi u përgjigj: “Jo, është siguruar dakordim në çdo gjë”.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë

Centrali bërthamor Zaporizhzhia që ndodhet në juglindje të Ukrainës llogaritet si centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Me gjashtë reaktorë bërthamorë dhe një kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 5.700 megavat-orë, centrali plotëson 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Centrali u mor nën kontroll nga Rusia më 4 mars. Përreth centralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse, ndodhin sulme artilerike. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me këto sulme. /aa