Delegacioni kosovar bllokon hotelet në Bullgari, autoritet bullgare çuditen

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e kryeministri Ramush Haradinaj po qëndrojnë në Bullgari ku me veti kanë një numër të madh të përfaqësuesve nga Kosova. Ministra, zëvendës ministra, këshilltarë, shoferë e turpëroja përbëjnë delegacionin më të madh pjesëmarrës në samitin e Sofjes, në mesin e rreth 30 shteteve pjesëmarrëse.

Në hall të madh për numrin e madh të përfaqësuesve nga Kosova kanë rënë edhe autoritet bullgare atje, raportohet se për kosovarët ka pasur telashe të mëdha për të i akomoduar së pari në hotele për fjetje, e tani për akreditimin e tyre, shkruan gazetametro.net.

Por, të gjithë ky delegacion prej 30 personave që po qëndron në Sofje kanë shkuar për të marrë pjesë në samit, pikërsisht aty ku po zhvillohen punimet e këtij samiti, vetëm 9 nga këta kanë mundur të futen aty, të tjerët kanë qëndruar nëpër hotele dhe duke shetitur rrugëve të Sofjes, shkruan gazetametro.net.

Në këtë numër përfshihen Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe dy këshilltarët e Presidentit, Bekim Çollaku e Ardian Arifaj.

Por, pavarësisht kësaj kabineti qeveritarë i udhëhequr nga Ramush Haradinaj është “përfaqësuar” me një numër të madh zyrtarësh.