Demonstruesit jane mbledhur në kryeqytetin holandez Amsterdam për të protestuar kundër vrasjes së fëmijëve në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Protestuesit shfaqën fotografi të fëmijëve të vrarë në Gaza dhe vendosën këpucë e lodra fëmijësh të lyer me ngjyrë të kuqe përpara Stacionit Qendror të Amsterdamit për të simbolizuar sendet e tyre personale.
Që nga tetori i vitit 2023, ofensiva izraelite në Gaza ka vrarë mbi 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 173 mijë të tjerë, ndërsa ka shkaktuar shkatërrime të mëdha që kanë prekur rreth 90 për qind të infrastrukturës civile.
Pavarësisht armëpushimit në fuqi, ushtria izraelite vazhdon të kryejë sulme të vazhdueshme në enklavën palestineze.



