Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Kryeprokurori Lumezi kërkon të rishqyrtohet lënda

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky reagim i Kryeprokurorit Lumezi vjen pasi, prokurorja në fjalë nuk ka parashtruar ankesë, ndaj dhunuesit të 15-vjecares në Gjakovë i cili u dënua me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim dhe kështu vendimi ka marrë formën e plotfuqishme.

Edhe Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi sot një aksion simbolik në lidhje me rastin e dënimit të ulët për përdhunim nga Gjykata Themelore në Pejë.