Dënimi ndaj Krivaqës, reagon Osmani: Mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se ky dënim duhet të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunënë ndaj grave si mjet.

Postimi i plotë i të pares së shtetit:

Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.

Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Dhuna nuk do të tolerohet!

Femicidi do të ndalet!