“Dënimi sipas krimit”

Majkell Skonti

Kjo foto është e një gjykatësi amerikan i cili quhet Majkell Skonti në provincën Ohajo.
Ky gjykatës është bërë i njohur me vendimet e tij të pazakonshme mbi bazën ” Dënimi duhet të jet prej llojit të krimit ”
Këto janë disa nga vendimet e tij:
I dënoi 7 djelmosha me mbjelljen e 70 fidaneve pasi ishin kapur duke i prerë pemët publike dhe shitjen e tyre për dru.
E dënoi një adoleshent i cili e kishte rrahur një të moshuar, me shërbim 60 ditë në një shtëpi pleqësh.
E dënoi një të dehur i cili e kishte fut macen e tij në furrë dhe e kishte mbyt atë, me ushqimin e maceve në një park për dy muaj rresht.
E dënoi një të ri i cili e kishte vjedhur një video-kaset në një dyqan me qëndrim para atij dyqani dy javë ditë me mbishkrim ” Vjedhja është një vepër e shëmtuar ”
Kur Policia e kapi një mjek i cili voziste i dehur ia dha mundësinë që të zgjedh: 6 muaj qëndrim në burg ose të ligjëroj për 6 muaj nëpër shkolla për dëmet që sjell alkooli.
Një shembull fantastik për ata që dëshirojnë t’i kontribuojnë vendit të tyre.

Parafrazim: Dr. Rijad Imeri