Dënohet ish-presidenti brazilian! Bolsonaros i ndalohet kandidimi për 7 vjet

Jair Bolsonaro

Vendimi e ndalon Bolsonaro të kandidojë deri në vitin 2030, duke ndryshuar të ardhmen politike të 68-vjeçarit dhe ka të ngjarë të fshijë çdo mundësi që ai të rimarrë pushtetin.

Gjykata e Lartë Zgjedhore e Brazilit ka vendosur të ndalojë ish-presidentin Jair Bolsonaro nga mbajtja e posteve publike deri në vitin 2030. Mediat e huaja shkruajnë se gjykata arriti në përfundimin se ai shpërdoroi pushtetin e tij dhe hodhi dyshime të pabaza në sistemin elektronik të votimit të vendit.

Vendimi e ndalon Bolsonaro të kandidojë deri në vitin 2030, duke ndryshuar të ardhmen politike të 68-vjeçarit dhe ka të ngjarë të fshijë çdo mundësi që ai të rimarrë pushtetin.

Çështja u fokusua në një takim të 18 korrikut 2022, ku Bolsonaro përdori punonjësit e qeverisë, kanalin televiziv shtetëror dhe pallatin presidencial në Brasilia për t’u thënë ambasadorëve të huaj se sistemi elektronik i votimit të vendit ishte i manipuluar. Bolsonaro pohoi se ai “thjesht shpjegoi se si funksionojnë zgjedhjet” dhe nuk kritikoi apo sulmoi sistemin zgjedhor. /dosja