Deputeti ukrainas dërgon Rezolutë në Kuvend për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas, Oleksyi Goncharenko, ka dorëzuar një rezolutë në Kuvendin e Ukrainës, përmes së cilës bëhet thirrje që të njihet pavarësia e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga vet Goncharenko me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë me këtë rast se Ukraina ndanë dhe vlerëson vlerat perëndimore dhe mbështet demokracitë kudo në botë.

“Shpresoj që Ukraina do ta njoh pavarësinë e Kosovës sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e #Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai.