Dërgesat për Cybertruck-un e Tesla-s si duket do të nisin së shpejti, një numër i tyre u dërgua në fabrikën e Kalifornisë sipas imazheve në internet

Si duket dërgesat për modelin Cybertruck mund të nisin së shpejti sipas imazheve të fundit të shpërndara në internet.

Javën e kaluar, Patrulla e Kalifornisë Buttonwillow shprehu habinë kur pa disa “kamionçina të çuditshme që po transportoheshin në automjete bartëse në një zonë”.

Oficerët kishin ndarë imazhet në Facebook dhe pyetën ndjekësit e tyre se çfarë kamionësh ishin ata dhe ku po dërgoheshin.

Sigurisht, këta kamionçinë të panjohur për ta, ishin në fakt Cybertruckët e Tesla-s dhe siç raportohet, ata po transportoheshin në fabrikën e kompanisë në Fremont të Kalifornisë.

Kjo pasi nëntë automjete Cybertruck u panë më vonë në fabrikën Fremont në tre transportues makinash.

Flota e kamionçinave u dokumentua nga The Kilowatts dhe foto u shkrepën nga një distancë mjaft e madhe dhe detajet vështirë se dalloheshin.

 

Megjithatë, sipas imazheve këto automjete dukeshin të rafinuar dhe të gatshëm për dërgesa te klientët.