Ballina Lajmet Kosovë Dështon edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe seanca e 46-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Edhe kësaj rradhe kryesuesi Avni Dehari përsëriti kërkesën për formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Megjithatë, propozimi nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme dhe seanca sërish përfundoi pa ndonjë vendim, duke u shtyrë për të martën.

Nga 82 deputetë të pranishëm në sallë 43 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

Seanca e radhës do të mbahet të martën më 15 korrik nga ora 11:00.