​Dështon formimi i komisionit hetimor për energjinë

Në mungesë kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të formojë komisionin hetimor parlamentar për krizën energjetike.

Vetëm tre deputetë morën pjesë në votim të cilët abstenuan, ndërsa grupet tjera parlamentare u përmbajtën nga votimi.

Për vazhdimin e kësaj seance, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se do të njoftojë me kohë.