Detyron fëmijët të kërkojnë lëmoshë- arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Në ditën e djeshme në qytetin e Ferizajit është arrestuar një person i dyshuar I komunitetit ashkali pasi ka detyruar fëmijët të kërkojnë lëmoshë, njofton Klan Kosova.

“Me vendim të  prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.