Digjet një person brenda shtëpisë në Deçan

Një person ka vdekur në Deçan, pasi thuhet se djegur, pas përfshirjes së shtëpisë nga zjarri.

Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të premten në ora 06:35, në fshatin Lloqan-Deçan.

“Me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si ‘Hetim i vdekjes’”.