“Morali te shqiptarët është aq i ruajtur, sa mund t’u shërbejë shumë popujve si shembull. Gruaja, fëmijët dhe farefisi tek ata janë të shenjta.”
Kështu shkruante Aleksa Bogosavljević, historian dhe etnograf serb, në veprën e tij “O Arnautima” (Për Arnautët), botuar në Niš më 1897.
Kështu nuk tha një mik i shqiptarëve, por një autor serb i asaj kohe. Edhe ai, pavarësisht qëndrimeve të tij, e pa të pamundur të mohonte forcën e moralit, nderit dhe institucionit të familjes shqiptare.
Nëse dikur edhe armiku dëshmonte për madhështinë e moralit shqiptar, do të ishte tragjike që sot ne vetë ta shkatërronim atë që brezat e ruajtën me aq sakrificë.
Prof. Driton Arifi









