Dikush në Sarajevë vendosi të vidhte një Golf 2, pronari tregon detajet dhe sjell pamjet

Një Golf 2 është vjedhur të shtunën rreth orës 18:40 në një parking veturash në Sarajeve.

Dhe zotëria të cilit i është vjedhur vetura ka publikuar një video me qëllim që nëse dikush e njoh hajnin, ta denoncojë atë – duke shpresuar në kthimin e veturës, përcjell Telegrafi.

Rasti është denoncuar në polici dhe siç ka treguar ai, është për të ardhur keq që në parkingun e shënuar për personat me aftësi të kufizuara vidhen automjete.

“Krejt rastësisht nga dritarja pashë një person të panjohur që po ngiste mjetin dhe ishte nisur në drejtim të panjohur. Në të njëjtin moment kam lajmëruar policinë,… Ndërkohë gjeta një video që tregonte me detaje se çfarë ndodhi”, ka thënë pronari i makinës së vjedhur.