Dikush thuhet se ka paguar shumë para që ky Pagani të duket “i gërvishtur”

Pagani ka prezantuar një version unik të hipermakinës Utopia, të quajtur “The Coyote”.

Dhe ajo thuhet se është krijuar posaçërisht për një klient të veçantë.

Makina vjen me një dizajn të frymëzuar nga garat e qëndrueshmërisë, me disa ngjyra mbi trupin e saj.

Ajo që e bën të veçantë janë “gërvishtjet” false në karroceri që i japin pamjen e një makine të përdorur në një garë 24-orëshe si Le Mans.

Detaje të tjera përfshijnë rrota të zeza, tuba shkarkimi me efekt të djegur dhe frenat me ngjyrë të ndryshme përpara e prapa.

Brenda kabinës ndodhen sedilje me kombinim ngjyrash, fibra karboni të ekspozuar dhe shenja personalizimi unike.

Utopia “The Coyote” përdor të njëjtin motor V12 6.0-litërsh nga AMG me 864 kuaj fuqi dhe transmetim manual me shtatë marshe.

Ndonëse nuk është treguar se sa para janë shpenzuar për ta bërë të tillë, shifrat thuhet se është “goxha e madhe”.