Për shkak të pasigurisë të veturës, nganjëherë edhe gjumi nuk mund të bëhet i qetë.
Ndonëse nuk mund të cilësohen si mënyrat e vetme, ne i kemi sjellë pesë prej tyre, metoda që thuhet se kanë treguar suksesin më të madh, transmeton lajmi.net.
Alarmi
Alarmi tërheq vëmendjen e pronarit, duke mos lejuar hajdutët të qëndrojnë gjatë në prani të veturës.
Bllokimi i pjesëve të automobilit
Pjesa që rregullon timonin, kutia e transmetimit ose pedalet janë pjesët kryesore për bllokim, që ndalojnë hajdutët t’ua vjedhin veturën.
Ndërprerja e furnizimit me rrymë
Kjo arrihet më së miri përmes instalimit të një ndërprerësi tek furnizuesi i pompës së karburantit.
Gdhendja e xhamit
Nëse bëni gdhendjen e shasisë në xham, siguria shtohet.