Disa nga veturat më të shtrenjta u shitën në një “spektakël të makinave klasike” në Kaliforni

Një Ferrari prej 30 milionë dollarësh udhëhoqi paradën e makinave trofe të shitura gjatë javës së makinave Monterey, Kaliforni, javën e kaluar.

Atje pati disa shitje të shtrenjta, megjithëse tregu i makinave klasike tregoi shenja të mëtejshme ngadalësimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shitjet totale për më shumë se 1200 makina të shitura në pesë ankande në Monterey dhe Pebble Beach arritën në 397 milionë dollarë, totali i dytë më i lartë ndonjëherë për ankandet sipas Hagerty, kompania e sigurimit të makinave klasike.

Megjithatë, shitjet shënuan një rënie prej 16% nga rekordi total i vitit të kaluar prej 473 milionë dollarësh.

Kombinuar me një sërë zhgënjimesh të profilit të lartë në bllokun e ankandeve, rezultatet sugjerojnë se inflacioni, normat më të larta të interesit dhe çmimet e paqëndrueshme të tregjeve financiare po ndikojnë në tregun e makinave klasike.