Dita e veteranit, Osmani: Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e ditës së veteranëve të UÇK-së, ka thënë se guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respekt maksimal.

Osmani potencoi se në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës. Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal. Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë!”, ka shkruar Osmani.

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së