“Ditë dështimi! Kosova pa Interpol, pa liberalizim dhe pa rrjet energjetik”

Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare në Interpol, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se një tjetër ditë dështimi për Kosovën dhe se Kosova ka mbetur pa Interpol, pa liberalizim dhe pa rrjet energjetik.

“Pa Interpol.

Pa liberalizim.

Pa rrjet energjetik.

Një tjetër ditë një tjetër dështim; një tjetër hap prapa për Republikën. Sërish asnjë përgjegjësi. Me diplomaci të koridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe. Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët të saj që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar ai.